
Esteghal fitoi 0-3 ndaj Al Muharraq, në ndeshjen e vlefshme për Championsin Aziatiak 2. Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani la gjurmë në këtë ndeshje për Esteghal.
Ai realizoi një gol fantastik në minutën e 87-të. E majta e Asanit ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri kundërshtar, i cili në këtë rast nuk mund të bënte asgjë.
Pas ndeshjes, paraqitja e Asanit u vlerësua me notën 7.5. Me këtë fitore, Esteghal, kualifikohet për në fazën tjetër.
and then