VIDEO/ Aksident i rëndë në Unazën e Lushnjës, motoçikletë përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes. Përplasja ishte shumë e fortë, dhe Marjus Doksani, rreth të 30-ave, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e tjera ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. Unaza e qytetit të Lushnjes njihet për incidentet e shpeshta, pasi përgjatë saj ndodhen shumë biznese dhe lëvizja e mjeteve është intensive.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×