Me urdhër të SPAK, policia kontrolle për hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe të bashkëpandehurve të tjerë, mes tyre biznesmenë

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, po vijon kontrollet në kuadër të hetimeve ndaj numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, si dhe disa personave të tjerë të bashkëpandehur.

Burime konfirmojnë për gazetaren Xhensila Kodra se kontrollet po kryhen me vendim të Gjykatës së Posaçme të Krimeve të Rënda (GJKKO) pas kërkesës së SPAK. Në kuadër të tyre janë përfshirë edhe disa biznesmenë, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar.

Deri tani, nuk ka konfirmime për masa sigurie apo arrestime lidhur me këto kontrolle.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×