
Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit mësohet se janë kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike.
Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.
Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zbvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
and then