
Egnatia mbylli vitin në krye duke fituar titullin simbolik kampion dimri, ndërsa Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia përforcuan pozitat e tyre në zonën “Final4”. Një garë e fortë pritet të jetë deri në fund ajo për mbijetesë, ku ekipi më i rrezikuar mbetet Tirana. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, bëri analizën e tij, në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në Sport News në News 24.
Profesor, Egnatia mbylli vitin si kampion dimri, a është ekipi ky për t’u mundur?
Patjetër, Egnatia është me meritë në vendin e parë për atë që ka shfaqur. Tregon se është ekip me përvojë, një skuadër me mjaft personalitet. Punohet në heshtje në të gjitha strukturat e klubit, është totalisht ai vendi i merituar.
Në Shqipëri, shpesh titulli kampion dimri, është një tregues jo pak i rëndësishëm, sa shanse i jep Egnatia për të mbrojtur titullin, kush mund ta rivalizojë?
Patjetër e para është Egnatia si kampione në fuqi. Kam mendimin se Dinamon e shikoj si një ekip serioz në të gjitha drejtimet. Edhe ekipet e tjera si Vllaznia e Elbasani janë aty. Siç theksuat dhe ju, janë ekipe me shumë luhatje, ky është ndryshimi me Egnatian.
Surprizë, nëse mund të quhet i tillë, është Elbasani, mbylli vitin në vendin e dytë me 33 pikë. A mund të rivalizojë Egnatian, apo këtë sezon mjafton prezenca në Final4?
Dëgjo Elbasani nuk ishte në Final Four, por këtë sezon ka bërë ekip të fortë. Është një ekip me shumë nivel sidomos në mesfushë dhe në sulm. Është një ekip që gabon në momentet që nuk duhet të gabojë. Kam parasysh dy ndeshjet e fundit, me rivalë që janë në fundin e klasifikimit. Këtu është difekti në raport me Egnatian. Deri tani ka bërë kampionat të mirë dhe e meriton këtë pozicion që është.
Në vendin e tretë e mbylli Dinamo, një ekip që një sezon më parë fitoi Kupën, pati një ecuri pozitive në Evropë, por këtë vit nuk e ka shkëlqimin të njëjtë. Si e sheh Dinamon këtë vit profesor, prisje diçka më shumë?
Dinamo është ekip i kompletuar, është një skuadër që ka shumë organikë cilësore. Me gjithë këto mungesa ka sërish zëvendësimet. Patjetër që e shikoj ekip të mirë, shikoj një Bregu që është absolut. Ai është pika kryesore. Bregu është i veçantë për mënyrën se si luan. Jo më kot para disa vitesh ishte protagonist në fitimin e titullti te Teuta.
Zhgënjyen në fakt në merkato, nuk arritën të zëvendësonin as dyshen Zabërgja-Itodo, por nuk gjetën stabilitet as në mbrojtje, ndërkohë që fituan miliona nga merkato dhe Evropa…
Ne flasim nga jashtë, unë diskutoj nga jashtë. Ikën dy lojtarë cilësorë, por ky është proces. Është normale për nivelin financiar ku jemi. Nuk ka ardhur rastësisht Guindo. Dinamo është ekip shumë i plotë, çdo njeri ka preferencat e veta. Harruam mbrojtësin e majtë. Dinamo e shikoj shumë të kompletuar dhe ekip serioze.
Një enigmë më vete mbetet Vllaznia, e nisën me shumë zhurmë, shpallën “luftë” kundër të gjithëve, deklarata të forta, por nga kryesues zbritën në vendin e katërt, vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit…
Unë në verë, e kam thënë që po më pëlqente Vllaznia për merkaton. Këtë sezon ka bërë merkato cilësore. Të arrijë të afrojë një lojtar si Gjinaj, apo edhe Kallaku e Bismark. Kam thënë që Vllaznia ka bërë merkato të mirë. Pati fillim të mirë. Mund të them se ka ngecur. Pati fatin e mirë se edhe rivalët kanë gabuar. Ka trajner me përvojë, duhet të jesh i kujdesshëm në disa situata të veçanta. Gjatë vazhdimësisë duhet të jesh i kujdesshëm në të gjitha aspektet.
Prej më shumë se dy dekadash në Shkodër kryqëzojnë gishtat që ky të jetë sezoni i duhur, t’i si mendon profesor, a është ky sezoni i duhur për të fituar titullin?
Shumë të fortë si Egnatia dhe Dinamo. Vllaznia ka bërë merkato të mirë, e thashë. Është ekip i kompletuar, por ka rivalë të fortë. Çdo gjë është e hapur. Këtë vit ka ndryshuar formula, Egnatia nëse shkëputet, nuk gabon shumë.
A është kjo katërshe, Egnatia, Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia, katërshja e Final4? Apo mund të këtë ndryshime deri në fund, kë sheh më të sigurt në këtë garë dhe kë sheh jashtë?
Më erdhi keq për Partizanin, edhe për Teutën. Kanë patur shumë oshilacione. Ka gabuar në këto ndeshje që ka krijuar shkëputje. Edhe Teuta në të njëjtën situatë. Përqindja më e madhe, kjo katërshe me gjasë do jetë e konfirmuar.
Një pikëpyetje e madhe mbetet Partizani, ndryshime në struktura drejtuese, në stol, në lojtarë. Si e ke parë Partizanin? A janë këto dy ndeshjet e fundit tregues më i qartë i forcës së ekipit?
Partizani qysh kur u fut në objektiva, hyn për titull. Këtë vit rrezikon Final Four. Partizani ka shumë lojtarë, duhet të jemi realistë. Ka lojtarë me përvojë. Lëvizjet e shumta ndikuan. Kur të largosh njerëz, duhet të jesh i bindur 100%. Përfunduan te një trajner pa eksperiencë dhe që rezultoi më mirë. Duhet të shikohet Kërnaja. Ne e dijmë punën e trajnerit, kur ecën çdo gjë mirë, shihet. Ai ka përmirësuar situatën te Partizani dhe mbetet të shihet si do shkojë situata.
Në intervistën e fundit, trajneri Kërnaja theksoi se prezenca në “Final4”, është objektivi minimal, mendon se Partizani mund ta arrijë këtë objektiv, apo dhe kaq nuk mjafton, gjithnjë nëse arrijnë të futen…
Final Four do mjaftonte. Objektiv jashtëzakonisht i arritur. E shikoj shumë me vështirësi. Nuk mund të gabojë. Ngushtohet rrethi.
Ndërkohë është në garë edhe Teuta…
Dha shenja të mira në ndeshjet e para. Duket që është kthyer në atë Teutë që pamë edhe në sezonin e kaluar. Mendon që mos ta humbi ndeshjen, jo çdo gjë funksionon kështu. Nëse ndërhyn me dy goditje në sulm, mund të përmirësohet.
Në krizë ndodhet Tirana, vendi i fundit në tabelë, Dabulla më tha që Tirana është e “vdekur”, e rënë nga Kategoria, mendoni dhe ju kështu?
Unë e thashë edhe më përpara, nuk flitet në mënyrë absolute. Dihet që pretendenti kryesor për të rënë. Është e vështirë në pjesën e mbetur të sezonit, duhet t’i fitosh të gjitha dhe të humbasë kundërshtari. Vora më ka bërë përshtypje. Më vjen keq me thënë të drejtën për Tiranën. Tirana ka probleme të agravuara. Dabulla mirë tha, nuk është problemi këtë vit, por vitin e kaluar. Unë e shikoj Tiranën si një ekip që nuk vuan për organikë, por ka probleme në organizim.
Së bashku me Tiranën, mbyll tabelën Flamurtari, një tjetër klub i madh, i investuar. Nuk ndryshon asgjë në Vlorë profesor, hidhen miliona, por rezultate thuajse zero, pse?
Mua më vjen për Presidentin Idrizi, ka investuar dhe nuk është faji i atij. E kam thënë qysh në verë, kur shikoj ato lëvizje, vjen një trajner kot pa eksperiencë pa qenë trajner, qysh në ato momente thashë që Vlora është dështim. Këtu presidenti e mbaron detyrën e tij, kur ti sjell staf me kosto të lartë, futbollistë me kosto të lartë, Presidenti e ka mbaruar detyrën e tij. Unë kur ndërtoj skuadrën do jem kryesor. Po nuk qe trajneri ose drejtori në vendimmarrje, kështu përfundon.
Sot që flasim, kë sheh dy ekipet më të rrezikuara për të rënë?
Jnaë ndarë. Klasifikimi është shumë kokfortë. Është Tirana, Flamurtari, Bylis dhe Vora, patjetër që do luftojmë për të kapur njëri-tjetrin. Dëgjova që Tirana hoqi 5, unë i di ato që kanë ardhur, shumë futbollistë i mirë edhe ai mbrojtësi i majtë. Nuk e shpëtojnë Tiranën ato. Tirana nuk çalon aty. Tirana nuk do mund të fitojë shumë ndeshje, futbolli shqiptar është i çuditshëm.
Në Shqipëri vijnë trajnerë pa CV. Ne nënvlerësojmë veten tonë. Kjo është situatë e turbullt në futbollin tonë.
Në fund profesor, a po luhet ndershëm? Sepse kemi parë situata sureale këtë periudhë, portierë që braktisin ndeshje, ekipe si Tirana që protestojnë duke lënë lojën, duke mos dalë nga dhomat e zhveshjes etj?
Nuk diskutohet kaq shpejtë, janë shumë probleme, unë kam eksperiencë në drejtimin e skuadrave. Ka gjithmonë ngjarje, situata. Ka patur momente kur kemi bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Ndodhin në të gjitha vendet. Rast i veçantë ishte ai i portierit. Nuk ka ndodhur shpesh. Por e rëndësishme është që nëse ka burrëri, duhet ta shpjegojë me deklaratë.
and then