Merr flakë një banesë në Elbasan, raportohet për dëme materiale

Një shtëpi private u përfshi nga flakët rreth orës 13:40 të kësaj të shtune në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Flakët me përmasa të mëdha kanë “pushtuar” të gjithë banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa banorët kanë mundur të dalin në kohë nga banesa.

Zjarri ka krijuar panik në zonë, për shkak të afërsisë me banesa të tjera dhe dendësisë së lagjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në objektet përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet një verifikim i plotë nga autoritetet përkatëse.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×