Rruga 260 mln euro e Ballukut mbetet jashtë funksionit! Vijon bllokimi i aksit Qukës–Qafë Plloçë, bora dhe inertet paralizojnë qarkullimin

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë vijon të mbetet i bllokuar për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e pranisë së inerteve dhe dherave në rrugë, situatë e rënduar edhe më tej nga reshjet e dëborës.

Sipas informacioneve të ditës së djeshme, për shkak të rrezikut të shtuar për përdoruesit e rrugës dhe për të shmangur aksidente të tjera, si rasti i një mjeti të aksidentuar në orët e paradites, është marrë vendimi për mbylljen e përkohshme të këtij segmenti. Policia Rrugore e Korçës dhe ajo e Elbasanit kanë orientuar qarkullimin e mjeteve drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit, për të ndaluar hyrjen në aksin e ri.

Sipas të dhënave më të fundit, rruga aktualisht është e mbuluar nga dëbora dhe nuk kalohet me mjete të vogla. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, punimet për pastrimin dhe hapjen e rrugës së bllokuar nga inertet janë ndërprerë përkohësisht.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të kryejë pastrimin e plotë të dherave dhe inerteve dhe derisa të garantohet siguria e plotë për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×