Nga masat, te dëmshpërblimet/ Përmbytjet nga moti i keq, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile, shfaqet në krah Balluku

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave, ndërkohë në krahun e tij të djathtë shfaqet edhe Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Mbledhja nisi në orën 08:30, ndërsa në të do të diskutohet në lidhje me masat për të përballuar situatën nga përmbytjet që kanë prekur vendin ditët e fundit. Në mbledhje do të diskutohen masat dhe plani për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.

Prej katër ditësh disa qarqe në vend po përballen me situatë alarmante. Ndërkohë dje janë bërë evakuime për banorët në Novoselë, Vlorë e Fier si dhe në Sukth dhe Katund të Ri në Durrës.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se evakuimi do të realizohej përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×