“SPAK hetim për tenderët e veshjeve ushtarake”/ Deklarata e fortë e Llabanit: Balluku e ka blerë Kushtetuesen! 14 zyrtarë të lartë në hetim

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e “News24” teksa foli për çështjen e Belinda Ballukut, u shpreh se sipas saj zëvendëskryeministrja e ka blerë Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese, zonja Balluku thuhet se e ka blerë Gjykata Kushtetuese , për të dhënë një vendim në favor të saj. A do të nxisë ky vendim…Gjykata Kushtetuese jam e sigurt që do e miratojë kërkesën e saj”, tha ajo.

Gjithashtu u shpreh se rreth 14 zyrtarë të lartë janë në procese në hetim.

“70 % e proceseve në hetim për rreth 14 zyrtar të lartë janë me raporte ndërkombëtare. Sot që flasim kemi disa zyrtarë Pirro Vengu është në hetim nga SPAK, Ceno Klosi po ashtu. Kemi Niko Peleshin aktualisht është një procedim. Kemi Frida Krifcën, kemi edhe Engjëll Agaçin. Në Ministrinë e Mbrojtjes kryhen disa tenderë që kryesisht flitet për veshje…Intervista e djeshme e zotit Ahmetaj, ku deklaroi për herë të parë emrin e një gjenerali, Bëhet fjalë Petri Cuni është major, por dhe rezulton që ka lidhje kompani që kontraktuar në kompani KAYO për prodhimin e veshjeve ushtarake. Ka nisur një hetim për të verifikuar se kush ka qenë roli Petrit Cunit. Një tjetër skandal që pritet të verifikohet. Ahmetaj tha emrin e gjeneralit që lidhet me tenderët. Këto informacione i ka dhënë me dokumentacion të plotë, nga ku kanë nisur hetimet”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×