Rrëshqitje dherash në rrugën Elbasan–Gjinar, bllokohet për 1 orë qarkullimi rrugor

Rruga Elbasan–Gjinar u bllokua paraditen e sotme për rreth një orë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut gjatë kësaj jave.

Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsi për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve që shkojnë për turizëm dimëror malor.

Situata problematike u regjistrua rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lleshan, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit.

Në terren po ndërhyjnë ekipe të ASHP të bashkisë Elbasan dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për pastrimin e inerteve dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të informohen për gjendjen e rrugës, pasi reshjet e shiut vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun për rrëshqitje të tjera dherash në zonë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×