
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, gazetari i showbiz Elton Tozaj, ka thyer heshtjen duke rrëfyer ekskluzivisht shkaqet e dhunës ndaj tij në dhjetor të këtij viti.
Pas disa ditësh heshtjeje dhe një beteje të vështirë me jetën, gazetari Elton Tozaj do të shfaqet per here te pare publikisht, duke folur me zemër të hapur për dhunën brutale që pësoi, duke nxjerrë në pah të pathëna që lidhen drejtpërdrejtë me atë çfarë ndodhi.
Sot, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pasojat e sulmit mbeten të rënda, si pasojë e goditjeve të forta në fytyrë.
Gazetari ka deklaruar se dhuna ndaj tij lidhet drejtpërdrejt me punën e tij investigative.
Sipas Tozajt, sulmi erdhi pas publikimit të disa materialeve filmike që, sipas tij, provonin lidhje të rrezikshme mes personazheve të njohur të ekranit dhe individëve të botës së krimit.
Ai rrëfeu se mbrëmjen e ngjarjes ishte takuar me dy persona që i njihte, pa e ditur se takimi do të përfundonte në një akt dhune ekstreme. Nga momenti i sulmit, gazetari thotë se nuk mban mend asgjë, pasi ka humbur ndjenjat nga goditjet e forta.Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 19:45 të mbrëmjes, kur gazetari Elton Tozaj u dhunua brutalisht, deri në humbje ndjenjash, dhe u hodh në rrugë pa ndihmë, duke u lënë për vdekje.
Pas kalimit të fazës më kritike shëndetësore, ai ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë, duke deklaruar se do të dalë përpara opinionit publik me prova dhe fakte konkrete, duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së shoubizit dhe politikës, të cilët, sipas tij, lidhen me çështjen që çoi në dhunimin e tij.
Rasti i dhunës ndaj gazetarit rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun serioz me të cilin përballen gazetarët në ushtrimin e detyrës, si dhe nevojën urgjente për drejtësi dhe përgjegjësi për çdo akt që synon të heshtë fjalën e lirë.
and then