Berisha për protestën: Njerëzit këtu i sjell revolta e brendshme, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij …

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arsyet që sipas tij po mbajnë të bashkuar qytetarët në protestat kundër qeverisë.

“Një pjesë e madhe e njerëzve i sjell këtu revolta e brendshme, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën dhe Lindat e tij,” deklaroi Berisha. Ai u përgjigj edhe mbi pyetjen për mosbashkimin e të gjitha partive opozitare në një protestë të vetme, duke theksuar se dje u zhvillua një forum i gjerë me pjesëmarrjen e forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave. Sipas tij, të gjithë pjesëmarrësit janë të vendosur për të luftuar “të keqen që quhet Edi Rama”.

Berisha përmendi veçanërisht figurën e Lapajt, të cilin e përgëzoi për protestat e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave, duke shtuar se vendimet e pjesëmarrësve të tjerë i marrin vetë.

Ai gjithashtu nënvizoi se qytetarët nuk kërkojnë udhëheqës të caktuar, por drejtpërsëdrejti shprehje të revoltës së tyre ndaj qeverisë dhe individëve të lidhur me tenderë dhe pushtet: “Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme për qeverinë dhe ata që përfshihen në korrupsion,” tha Berisha, duke përmendur edhe figura të tjera të politikës dhe administratës.

Pyetje: Zoti Berisha, pse nuk po arrijnë të gjitha partitë opozitare që të mblidhen në një protestë të vetme? Po t’i shohim, të gjitha partitë opozitare denoncojnë dosjen Balluku, dosjen e Ashqit, por nuk po arrijnë që të kenë të jenë së bashku në një protestë.
Sali Berisha:
Tani të marrim, të marrim kështu po. Dje ishte një forum, të themi një takim i gjerë, shumë i gjerë, i të gjitha forcave politike, personaliteteve të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave, personalitete me reputacion, të cilët janë të gatshëm ose janë të vendosur në betejën kundër të keqes që quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo që patë ju dje, aty u mblodhën të gjithë ata të cilët janë të vendosur të luftojnë të keqen që quhet Edi Rama.
Pyetje: Por munguan, zoti Lapaj…
Sali Berisha:
Prit një minutë. Mungoi Lapaj, i cili, të cilin unë e kam përgëzuar dhe e përgëzoj për protestën e tij të vazhdueshme para Këshillit të Ministrave. Për të tjerët, në qoftë se janë të vendosur të ose duan të luftojnë të keqen Rama, vendin e kanë të hapur. Pastaj vendimet i marrin vetë.
Pyetje: Zoti Berisha, do t’i vendosni ndonjë kuotë deputetëve ose njerëzve që kanë poste në Partinë Demokratike për të sjellë njerëz në protestë apo…
Sali Berisha:
Njerëzit siç e pa, siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×