
Banorët e një lagjeje në Spitallë janë ngritur sot në protestë për shkak të problematikave të shumta në projektimin dhe zbatimin e rrugës lokale. Ata ankohen se rruga, e ndërtuar nga një firmë private, është pa projekt, trotuaret janë vetëm 30 centimetra të gjera, ndërsa shtyllat e elektricitetit janë të vendosura në mënyrë të rrezikshme në mes të trotuareve.
Kanalizimet e bllokuara kanë shkaktuar përmbytje, duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe të fëmijëve. Në këtë lagje jetojnë rreth 300 familje, ndërsa lëvizja e makinave dhe siguria e fëmijëve janë seriozisht të rrezikuara. Banorët kujtojnë se në të njëjtën rrugë kanë humbur jetën dy burra dhe një fëmijë.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës. Igli Cara u shpreh se po shpërdorohen taksat e qytetarëve të Durrësit, ndërsa Iliriana Kucana, ish-kandidate për deputete, tha se trotuaret kushtojnë sa tre shishe verë e Agasit dhe paralajmëroi se do ta çojnë projektin në SPAK, duke kërkuar përgjegjësi nga autorët e tij.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për zgjidhje të problemit, duke paralajmëruar se në të kundërtën do të vazhdojnë me protesta edhe më masive.
and then