“260 mln euro dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë sot nuk kalohet”, Salianji: E ndërtuan si sytë e vet, po rrezikohet jeta e qytetarëve

Në takimin e zhvilluar me demokratët në Korçë, Ervin Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama.

Salianji u ndal edhe tek rruga Qukës- Qafë Plloçë, për të cilën u shpreh se është bërë e pakalueshme për shkak të hajdutërisë dhe mungesës së cilësisë së punimeve.

“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që në 2013 me 65 mln dollarë, ka shkuar 260 mln euro dhe e keni parë si ka rrëshqitur dhe është e pakalueshme, shkurton vetëm 10 minuta, e kanë ndërtuar si sytë e vet dhe sot rrezikon jetën e qytetarëve që kalojnë në atë rrugë në çdo moment”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×