Rruga 260 mln euro e Ballukut/ Situata ende problematike në aksin Qafë Plloçë-Qukës, rrëshqitje dheu në Urën e Golikut

Situata në aksin Qafë Plloçë – Qukës, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka rrëshqitje masivi dherash/inertesh, ndërsa në shtratin e rrugës po vijon pastrimi.

Dhe në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale.

Raportohet se si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas  si pasojë e rrëshqitje së dherave, po ashtu edhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te  Verdovës.

Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×