
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga Bashkia Klos, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në fshatin Darsë.
Në ndihmë të forcave vendore kanë mbërritur edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe forcat e ushtrisë, të cilat janë angazhuar intensivisht në operacionin e kërkimit.
Gjatë ditës së djeshme, kërkimet janë shtrirë përgjatë lumit Mat dhe kanë vijuar gjatë gjithë ditës, por janë ndërprerë vetëm pas rënies së errësirës. Operacioni ka rifilluar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në kërkime janë përfshirë gjithashtu familjarë të të riut dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.
and then