LAJMI I FUNDIT/ Atentati në Rinas, Prokuroria Tiranë do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin

Për atentatin në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë dëshminë e Emiljano SHullazit.
Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.
Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit
Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi, ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024
Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.
Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muci Shaljanin ku u qëllua për vdekje, të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.
Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×