I dehur në timon dhe shkaktoi aksident/ AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë  I.D., me detyrë Shef i Logjistikës pranë DVKM Kukës. Pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Milot – Morinë, është përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë dëmtuar pasagjerët e automjetit tjetër, shtetasja XH.H., dhe fëmijët e mitur  shtetasit Z.B., dhe S.B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.00 mg/l dhe 0.98  mg/l.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Lezhë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×