“Bie” Al Nassr i CR7-ës, Al Hilal fiton e shkon në +7, Ronaldo nuk aprovon zëvendësimin

Mbrëmje për t’u harruar për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. Sfida direkte për titullin kampion përfundon 3-1 për Al Hilal e Simone Inzaghit, që fiton përballë Al Nassr dhe shkëputet në krye të renditjes me shtatë pikë avantazh. Një ndeshje e mbushur me tension, polemika dhe emocione të forta, ku protagonisti kryesor, për fat të keq për vendasit, ishte pikërisht CR7.

Portugezi shënoi golin e avantazhit, por më pas gjithçka u përmbys. Al Nassr mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të portierit Al Aquidi dhe iu akorduan dy penallti kundër, vendime që ndezën polemika dhe nervozizëm në fushë. Al Hilal përfitoi maksimalisht, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke përmbysur rezultatin.

Moment kyç erdhi në minutën e 83-të, me Al Nassr në disavantazh 2-1: trajneri Jorge Jesus vendosi ta zëvendësonte Ronaldon. Një zgjedhje që shkaktoi reagim të fortë nga ylli portugez, i cili u largua nga fusha duke tundur kokën dhe me një buzëqeshje ironike ndaj pankinës.

Pas golit të tretë të Al Hilal nga pika e bardhë dhe fishkëllimës finale, tensioni shpërtheu edhe jashtë loje. Ronaldo, përballë kamerave, bëri gjeste të qarta proteste ndaj arbitrimit, duke lënë të kuptohet pakënaqësia e tij për zhvillimin e ndeshjes.

Një mbrëmje e errët për Al Nassr dhe për Cristiano Ronaldon, ndërsa Al Hilal i Simone Inzaghit hedh një hap vendimtar drejt titullit kampion në Arabinë Saudite.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×