
Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bylisit.
“Besoj se skuadra është e përgatitur në aspektin mental, e motivuar dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë e kësaj ndeshje. Respekt maksimal për kundërshtarin, por skuadra ime duhet të bëjë maksimumin në çdo top dhe duhet të tregojë forcën.
Ndeshja me Skënderbeun na dha moral sepse ishte i rëndësishëm kualifikimi për skuadrën tonë. Në këto pak ditë që kishim, jemi munduar që të sjellim informacione sa më tepër për kundërshtarin. Padiskutim që skuadra është e përgatitur mirë, duhet të tregojmë disiplinë taktike, durim dhe shumë grintë në fushë sepse e dimë që është një fushë e vështirë. Gjithashtu kanë dhe futbollistë cilësorë, për të cilët mendoj se kemi marr masat t’i parandalojmë dhe të mundohemi të dalim te potenciali i skuadrës.
Është e rëndësishme që skuadra po krijon raste, siç ishte edhe ndeshja e parë. E do dhe qetësinë para portës. E dimë që raste të tilla të jemi të përqëndruar, t’i shfrytëzojmë që të mos futemi në vështirësi siç ndodhi në ndeshjen e parë. Kishim shumë raste dhe në fund shkuam me shtesa. Besoj nesër më të qetë dhe të përqëndruar, që kur të kemi raste t’i shfrytëzojmë.
3 sfidat e radhës? Kampionati është i gjatë, çdo sfidë është e rëndësishme. Pengesa të vështira, por besoj fuqishëm te grupi. Mënyra si kemi luajtur në pjesën e parë, të mundohemi të mos ikim nga ajo se djemtë bënë një ndeshje të mirë. Duke i marrë një nga një, nga ndeshja e nesërme. E theksova, 3 ndeshje shumë të vështira, por në asnjë moment nuk do të jenë vendimtare. Padiskutim që çdo pikë është e rëndësishme për ne.
Merkato? Kemi bërë shumë lëvizje, mënyra si janë komponuar grupi në ndeshjen e parë jam i befasuar. Po presim për të shtuar konkurrencën sepse rruga e gjatë. Po kërkojmë në mbrojtje dhe mesfushë, që të shtojmë konkurrencën. Grupi po zhvillohet dhe është në ngritje e sipër.
Gjendja fizike nuk është se nuk na shqetëson, por momentin që ndeshjen e parë ke luajtur 120 minuta, falë profesionalizmit të futbollistëve, mendoj që kanë qenë mirë. Jemi munduar këto 2-3 ditë të rikuperojmë energjitë dhe forcat. Kemi futbollistë që mund të vijnë nga plani i dytë për të ndihmuar skuadrën. Gjithashtu po punohet edhe me Xhixhën, jam i lumtur që do jetë në këtë përbërje. Do e shohim sa mund të ndihmojë. Do të kemi kujdes me çdo futbollist, do mundohemi të freskojmë ekipin se dhe kampionati është i ngjeshur.
Ernest dhe Myslovic? Me ato pak ditë që kishim, mbeta i kënaqur me skuadrën. Kemi hapësirë ende për t’u përmirësuar. Nga ndeshja në ndeshje, skuadra shkon duke u rritur. E rëndësishme në futboll që të njohësh bashkëlojtarin nëse duam t’i marrim gjithsecilit më të mirën.
Në Ballsh? Një Tiranë që do tregojë respekt për kundërshtarin, që do të respektojë më shumë potencialin dhe kualitetin që ka. Ndeshja do disiplinë taktike, grintë, luftë dhe karakter të fortë. Besoj fuqishëm se do e tregojnë çunat në fushë”, tha Ardian Nuhiu.
and then