Vijon protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, policia “shkul” çadrën e plasmasit: E morët armën e krimit, do më merrni edhe jetën? Ikni kapni Belindën që ju vjedh

Vijon protesta e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të “Shqipëria bëhet” përpara Kryeministrisë.

Ata kanë lajmëruar protestën e radhës të shtunën më datë 17 Janar, ora 18:00. Në momentet e para pas mesnatës, një patrullë është afruar pranë vendit të protestës dhe pas negociatave, kanë rënë dakord për të hequr kartonin që shërbente për t’i mbrojtur nga era dhe të mbanin vetëm plasmasin, që i mbronte nga reshjet e shiut.

Protestuesit krijuan një atmosferë festive duke kënduar dhe rreth orës 1:00 të mëngjesi, forca të shumta policie u shfaqën pranë protestuesve dhe hoqën plasmasin. Kjo ka sjellë edhe irritimin e  Lapaj dhe mbështetësve të tij të cilët pas këtij aksioni kanë kërkuar largimin e forcave të rendit.

Ata ironikisht komentuan që të gjithë këto forca policie erdhën për të sekuestruar plasmasin si armë krimi.

E more? Natën e mirë! O komandant o Erjon, o Elton ikni tani se na bezdisni. E morët armën e  krimit ikni tani. Çfarë do më marrësh edhe mua do ma marrësh jetën? Ikni e mori dreqi. Ikni se nuk ka kuptim,. Ik merr Belindën që të vjedh. Ik se po e turpëroni policinë e shtetit në një pikë që nuk ka më kuptim. E tepruat. U mërzitët ju që kënduam ne? Do rriten fëmijët në këtë republikë, çfarë nuk flasim dot ne se nuk do Edi Rama?”, shprehet Lapaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×