“Me 5 mijë euro merr ‘gold’, për ‘platinium’ duhet…”, Berisha për skandalin e Duranës: Baxhanaku i Ramës jepte informacione me pagesë për tenderat para se të bëheshin publike

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka lëshuar akuza sa i takon projektit Durana Park, që duhej të ishte ndërtuar në Xhafzojat.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se baxhanaku i Ramës, Armand Farngu, jepte informacione me pagesë për tenderat, para se ata të bëheshin publike.

Berisha: Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës. Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij. Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj. Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë. Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës. Kjo është e vërteta.
Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana. Një monopol i ri teknologjie krijohet. Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.
Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.
Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT.
Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.
Imagjinoni çfarë veprimtarie. Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare. Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos. A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin. Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre. Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.
Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare. Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar. Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri. Legalizimi i parajsës së Troplinëve, mos mendoni ju se ata i japin livadhet kot. Legalizimi i parajsës, vetëm 45 ditë pas krijimit të ACT-së, qeveria me shpejtësi, me 20 shkrut të 2025 regjistrohet në QKB kompania shtetërore Dorana tec Park. Pronësia i kalon korporatës së investimeve shqiptare, nën drejtimin e famëzezës Elira Kokonës, kjo është Mirlinda e AKSHI-t por në prona. Përcaktohet Xhafzotaj si zonë e lirë. Elira Kokana ishte garantuesja ligjore e statusit të parkut Dorana.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×