Preçi zbulon shifrën tronditëse: Na duhen 70 vite që Shqipëria të kapë standardin e BE-së

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te roli i mbështetjes perëndimore dhe sfidat e brendshme që po pengojnë zhvillimin e Shqipërisë.

I ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, Preçi theksoi se zhvillimi i një vendi varet nga mënyra se si ai shfrytëzon burimet e veta. Sipas tij, Shqipëria ka pasur një mbështetje të hapur dhe të sinqertë nga partnerët perëndimorë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

“Mbështetja perëndimore ka qenë e qartë dhe e vazhdueshme për Shqipërinë. BE na ka ndihmuar, por fatkeqësisht paqëndrueshmëria e brendshme e ka bërë të vështirë ecjen përpara,” u shpreh Preçi.

Ai theksoi se problemet politike dhe institucionale brenda vendit kanë ngadalësuar procesin e afrimit me Evropën, duke krijuar një hendek të madh mes standardeve shqiptare dhe atyre evropiane. “Nëse Bashkimi Evropian do të qëndronte në vend, neve do të na duheshin 70 vite për t’i arritur standardet që kërkohen për t’iu bashkuar atij,” deklaroi eksperti.

Sipas Preçit, ky vlerësim tregon se sfida kryesore për Shqipërinë nuk është mungesa e mbështetjes nga jashtë, por mungesa e stabilitetit dhe e reformave të qëndrueshme brenda vendit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×