
Zbardhen detaje rreth ngjarjes tragjike në Korçë, ku një 73-vjeccare humbi jetën pasi u asfiksua pas një zjarri që ra në banesën e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë. Fluturie Potka ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se ka qenë një grua që kujdesej për të e cila ka hapur derën e jashtme dhe ka parë tymin, ndërsa ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë të pallatit për të lajmëruar zjarrfikësen.
Fqinjët jashtë kamerave thonë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirëse.
and then