Kupa e Afrikës/ Përcaktohet finalja, Senegal i falet Mane-s, Maroku kalon Nigerinë pas 11 metërshave

Të mërkurën u zhvilluan edhe dy gjysmëfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, teksa nuk munguan emocionet. Senegali ishte skuadra e parë finaliste e Kupës së Afrikës.. Mane me shokë kanë mundur 1-0 Egjiptin në ndeshjen e zhvilluar në “Stade Ibn Batouta”, në Tangeri. Sadio Mane realizoi golin vendimtar 12 minuta para fundit dhe çon ekipin në finale e madhe.  Ish-sulmuesi i Liverpool dhe Bayern Munchen, me një të djathtë të fuqishme nga jashtë zonës, shënoi golin e kualifikimit. Dëshpërim tek Egjipti i Salah, që duhet të kthehet në Angli, pasi kompeticioni për të përfundon këtu.

Në krahun tjerër fati i buzëqeshi Marokut, me vendin organizator që siguroi një vend në finale të Kupës së Afrikës pas një gjysmëfinaleje shumë të luftuar ndaj Nigerisë, e zhvilluar në Rabat. Vendasit nisin më mirë dhe rrezikojnë që në minutën e 9-të me Brahim Díaz, ndërsa Nigeria përgjigjet me Lookman, i ndalur nga Bono. Rastet vijojnë nga të dyja anët, me Hakimin dhe Saibarin që përballen me pritjet vendimtare të Nwabari, i cili shkëlqen edhe në pjesën e dytë duke neutralizuar Ezzalzoulin.

Koha e rregullt dhe shtesat mbyllen pa gola, duke e çuar sfidën te penalltitë. Nga pika e bardhë vendimtare janë pritjet e portierëve: Nwabari ndal Igamanen, por Bono bën diferencën duke pritur goditjet e Chukwueze dhe Onyemaechi. Maroku triumfon 4-2 me penallti dhe avancon në finale, ku të dielën më 18 janar do të përballet me Senegalin. Nigeria ndërkohë do të luajë për vendin e tretë kundër Egjiptit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×