Përplasja e Ramës me Klodiana Lalën, reagon Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve, arratisje nga llogaridhënia. Sjellja e kryeministrit, jo rastësi

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas sulmit verbal në distancë të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala. Kjo e fundit kritikoi qeverinë për përmbytjet dhe inceneratorët dhe sipas ligjvënëses, ndërsa kryeministri reagoi pak ditë më vonë, duke ironizuar.

Tabaku tha se sjellja e kreut të mazhorancës nuk është rastësi.

Mes të tjerash demokratja bëri thirrje për mbrojtjen e gazetarëve me nene në Kodin Penal, pasi gazetarët janë zëri i publikut dhe t’i mbyllësh veshët shoqërisë do të thotë të vrasësh të vërtetën.

REAGIMI I TABAKUT:
“Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat. Janë arratisje nga llogaridhënia.
Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë pyetjet. Problemi është pushteti që ka humbur qetësinë sepse nuk ka përgjigje.
Kjo sjellje nuk është rastësi. Të dhënat ndërkombëtare konfirmojnë se degradimi i lirisë së medias në Shqipëri është sistematik. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë rreth qeverisë, aq më agresive bëhet gjuha ndaj medias.
Për këtë arsye, çdo ndryshim i propozuar në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve dhe fjalës së lirë është vetëm minimumi. Sepse këto kërkojnë një kulturë politike llogaridhënëse që sot nuk e kemi; një kulturë që pranon debatin e jo arrogancën; një kulturë që respekton mendimin ndryshe dhe nuk e sulmon atë!
Demokracia nuk dobësohet nga pyetjet e vështira. Ajo vdes nga heshtja që imponon pushteti.
Gazetarët janë zëri i publikut. T’i sulmosh ata, do të thotë t’i mbyllësh veshët shoqërisë për të mos dëgjuar të vërtetën”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×