“Deri para Ballukut, Rama lëshoi të gjithë”, analisti: Kryeministri po mbron veten. Vizat? Mesazh për keqqeverisjen, ose emigrimin

Analisti Ermal Hasimja në një intervistë në studion e News24, u shpreh se Rama ka lëshuar të gjithë vartësit e tij, deri para Ballukut, pasi në këtë rast ai po mbron veten.

Sipas Hasimes, në momentin që Rama do të lëshojë Ballukun do të lëshojë dhe veten. “Kryeministri e di se nëse Balluku do të dalë para drejtësisë, do të implikojë dhe Ramën. Nuk ka shpresë që Rama ta braktisë Ballukun”, u shpreh analisti Ermal Hasimja.

Në lidhje me vendimin e SHBA për vizat, ku ndër 75 vendet përfshihet dhe Shqipëria, Hasimja tha se janë dy arsye, keqqeverisja e Ramës, dështimi për të luftuar krimin e organizuar dhe problemi i emigrimit.

Ermal Hasimja: Vendimi për vizat nuk është pozitiv për Shqipërinë. Nuk renditemi me vende të zhvilluara, por me vende problematike. Ka dy opsione, ose është një sinjal për vendin tonë që ka probleme, në lidhje me krimin e organizuar dhe drogën që ka lidhje me qeverisjen, ose me cështjen e emigrimit, në të dyja rastet është problem, që ka të bëjë me lëvizjet e shqiptarëve drejt SHBA-së.

Nëse sdo të kishim probleme me Shqipërinë, pse duhet të ishim në atë listë. Prirja ka qenë që të mbështetemi nga SHBA, por vetë fakti që jemi në një listë me disa vende të botës së tretë, nuk e ka me gjithë Evropën, që kanë probleme drejtpërdrejt me SHBA. Është një problem ku krimi shqiptar ka prekur interesat e SHBA, sepse shërben si ndërmjetës të shitjes së drogës nga Amerika latine në SHBA.

Imazhi dhe reputacioni i Shqipërisë ka rënë pas ndërprerjes së fondeve të BE për projektin digjital.

Mesazhi në fushën e biznesit është një vend jo i favorshëm për të investuar nga të huajt.

Çështja e SPAK

Për votuesit shqiptarë, është pozitive faktori ndërkombëtar si garant i reformës në drejtësi.

Deri para Ballukut, Rama ka qenë i gatshëm të dorëzojë figura kryesore, por sipër Ballukut nuk ka të tjerë. Në momentin që Rama do të lëshojë Ballukun do të lëshojë dhe veten. Mund të implikojë dhe Ramën. Nuk ka shpresë që Rama ta braktisë Ballukun.

Jam kritik ndaj opozitës, pasi qytetarët kërkojnë më tepër dhe ajo nuk e tregon këtë gatishnmëri për të qenë frymëzuese.

Bashkëpunimi nuk është i pamundur

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×