20 milionë euro drogë/ Sekuestrohen mbi 160 kg kokainë në Bergamo, arrestohen dy shtetas shqiptarë

Mbi 160 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Financiare e Brescias gjatë një operacioni kontrolli territorial në zonën industriale të provincës së Bergamos. Në kuadër të operacionit janë arrestuar dy burra me origjinë shqiptare.

Sipas autoriteteve italiane, oficerët vunë re lëvizje të dyshimta rreth një kamioni të parkuar, ku shoferi u pa duke hipur në rimorkio, ndërsa një automjet u ndal pranë mjetit të rëndë. Ndërhyrja e policisë u bë në momentin kur shtatë çanta të mëdha iu dorëzuan shoferit të makinës.

Gjatë kontrollit, brenda çantave u gjetën 150 blloqe kokaine me një peshë totale që tejkalon 160 kilogramë. Sipas vlerësimeve të hetuesve, sasia e drogës e sekuestruar mund të arrinte një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur rrjetin e trafikut të drogës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×