VIDEO/ Thellohen skandalet e kompanisë “Gjoka”, pëson shembje traseja e rrugës që lidh Matin me Rrugën e Arbrit

Skandalet që lidhen me cilësinë e punimeve në akset kombëtare thellohen dita-ditës. Sot raportohet se rruga e fshatit Fshat që lidh Matin me Rrugën e Arbrit ka pësuar çarje të shumta.

Rruga është ndërtuar nga kompania “Gjoka Konstruksion” dhe siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, traseja ka pësuar shembje dhe deformime, ndërsa gjendja më problematike paraqitet në segmentin mbi lagjen “Zhuku”.

Drejtuesit e mjeteve thonë se çarjet e asfaltit janë shndërruar në burim potencial aksidenti, për më tepër kompania “Gjoka Konstruksion” që ka përgjegjësi për mirëmbajtjen e saj nuk ka vendosur sinjalistikë që paralajmëron rrezikun.

Asfalti është dëmtuar edhe në afërsi të qendrës së fshatit Fshat, ku ka rrëshqitur ana e poshtme e rrugës dhe sipas ekspertëve nëse nuk bëhet ndërhyrje urgjente mund të dëmtohet e gjithë traseja, gjë që sjell bllokim të qarkullimit.

Ky aks është ndërtuar në gjurmën e rrugës ekzistuese, ndërsa ka pasuar dëmtime fare pak kohë pas hapjes së qarkullimit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×