
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin në përgatitje të protestës kombëtare të 24 janarit.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion masiv dhe keqpërdorim të fondeve publike. Ai deklaroi se nga 67 miliardë euro që qytetarët kanë paguar në formë taksash, një shumicë, midis 90% dhe 100%, është përvetësuar.
Berisha denoncoi gjithashtu keqmenaxhimin e investimeve publike, duke përmendur rrugët e ndërtuara në 12 vitet e fundit, të cilat sipas tij, janë ndërtuar me çmime disa herë më të larta se standardet ndërkombëtare dhe shpesh prishen menjëherë pas ndërtimit.
Ai theksoi se përveç parave të buxhetit, edhe pasuritë publike janë përvetësuar, duke përfshirë portin e Durrësit, ku sipas tij janë përfshirë mbi 4 miliardë euro në afera të dyshimta, ndërsa qytetarët kanë paguar një miliard euro shtesë për ndërtimin e portit të ri.
Berisha akuzoi gjithashtu AKSHI-n, institucion ku sipas tij, Ergys Agasi ka kontrolluar tenderat publikë dhe ka manipuluar kontratat në mënyrë të paligjshme, duke përfituar qindra miliona euro dhe duke përdorur të dhënat elektronike të qytetarëve për interesa të dyshimta. Ai e cilësoi këtë rrjet si një “strukturë kriminale” brenda institucioneve shtetërore, që, sipas tij, ka rrezikuar edhe sigurinë e informacionit të vendit dhe të NATO-s.
“Krenari e madhe AKSHI thoshte Edi Rama. Shikoni çfarë ndodh te AKSHI. Te AKSHI baxhanaku i Ramës ka marrë e fituar me kontratat sekrete qindra tendera, ndër të cilët me fitim 98%. Si bëhet kjo? Në mënyrë absolute pa asnjë blerje apo shitje, përvecsse transferim parash nga buxheti i shtetit në llogarinë bankare të kompanisë së tij që paguante vetëm dy paga. Ky del dhe thotë që ka respekt për Lindën e AKSHI-t, por ajo është Linda e Surrelit. Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit sepse ishte kunati i bashkëshortes së Edi Ramës ai që plaçkiste qindra miliona euro nga paratë publike përmes AKSHI-t. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSHI, kur ky i fundit kontrollohej nga një bandit dhe mafioz që quhet Ergys Agasi që merrej me vrasje, kontrollin digjital elektronik, të dhënat e cdo shqiptari dhe eksportonte të dhënat më sekrete në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO dhe Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
and then