
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë.
Në një lidhje me emisionin “Kjo Javë”, Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë.
“Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend.
Qëllimi i kësaj që po ndodh në 5 javë, është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore me mandat 1 vit, e përbërë nga një grup intelektualësh me një paketë reformash, konsiston që Edi Rama të mos e ketë monopol ministrinë e brendshme”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj: Protesta jonë e ka fuqinë tek qëndresa, mesazhi, jo rrugaçëria. Ftoj qytetarët të dalin masivisht për tu distancuar nga hajdutëria. Nesër do të jetë protestë më e madhe se të tjerat, numri ka ardhur duke u rritur. Në këto 5 javë jemi protestues që nuk kemi dëmtuar një lule, thyer një xham.
Mesazhi është i qartë, në krah të drejtësisë, kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. Podium do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë vend.
Qëllimi i kësaj që po ndodh në 5 javë, është imponimi i popullit për një qeveri tranzitore me mandat 1 vit, e përbërë nga një grup intelektualësh me një paketë reformash, konsiston që Edi Rama të mos e ketë monopol ministrinë e brendshme
and then