Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, 2 të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Sarandë, aksident automobilistik, dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Karl Topia” në Sarandë. Mjeti tip “Toyota” me targa AB 054 SH me drejtues Ervin Oruçi nga Ksamili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët Albion Qendra 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu 21 vjeç nga Tirana.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës kanë shkuar në banesë. Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po keyen veprimet hetimore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×