
Në një intervistë në “Fundjavë News24”, në “News24” Ermand Mertnika, ekspert bioteknologjik, foli për paranë digjitale përballë asaj tradicionale, duke u ndalur tek avantazhet dhe rreziqet.
Ai u shpreh pro koncepteve inovative, por duke mos nënvlerësuar edhe rëndësinë që kanë format e deritanishme të parasë tradicionale.
“Kur flasim për digjitalizim, mentaliteti nuk është se ka shumë rëndësi. Paranë digjitale nuk e shoh një risk të madh. Mendoj që fiton më shumë lirinë financiare. Ke mundësi të mbarosh punë shpejt. Nuk e përjashtoj faktin që të evitohet totalisht paraja fizike, por bota po shkon drejt këtij zhvillimi dhe jam shumë pro zhvillimeve teknologjike sidomos në raste të tilla që na ofrojnë shumë lehtësira”, tha ai.
and then