VIDEO/ Pas denoncimit në “News24” për shembjen e trasesë, nis puna për riparimin e segmentit që lidh Matin me Rrugën e Arbrit

Pas lajmit të transmetuar në News 24 dhe për rrugën e fshatit që lidh zonën e Matit me Rrugën e Arbrit, ndërhyri kompania “Gjoka” për riparimin e saj.

Kjo rrugë kishte pësuar çarje në karrexhatë, duke u kthyer në burim rreziku për drejtuesit e mjeteve.

Burime nga kompania bëjnë me dije se do të ndërtohen mure mbrojtëse në të dy anët e segmentit të dëmtuar, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e shembjeve të mëtejshme.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes, pasi njëra korsi e rrugës është e zënë për shkak të punimeve që po kryhen nga firma “Gjoka



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×