
Nikola Kedhi këshilltar në Grupin Parlamentar të PD i ftuar në “Fundjavë News24”, foli për një sërë zhvillimesh, si pezullimi i vizave nga SHBA, situatën në Partinë Demokratike si edhe mesazhet që vijnë nga Uashingtoni.
“Shqipëria vuan në fushën e sigurisë kibenertike. E pamë skandalin me AKSHI-n. Problemi vjen që nga qeveria. Mund të them që ka një ngrirje të marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe administratës së Trump. Ka një insistim të madh të përfaqësuesve amerikanë në Shqipëri në disa pika, fokusi ndaj karteleve të drogës, krimit transnacional, korrupsionit”, u shpreh Nikola Kedhi.
Gjatë intervistës, ai u shpreh se është për të ardhur keq që Shqipëria radhitet në të njëjtën vende që janë me konflikte civile, probleme me drogën apo organizata kriminale.
“Bllokimi i vizave nga SHBA, më vjen turp që ne radhitemi me vende që janë në konflikte civile. Shqipëria është katandisur në gjendje të tillë që krahasohet me të gjithë vendet e Afrikës. Qeverisja e Trump është një qeverisje e Trump dhe prioritet kryesor ka faktin që asnjë shtet nuk funksionon nëse nuk kontrollon kufijtë e vet. Sigurisht është edhe elementi tjetër që ka të bëjë edhe me mënyrën se si përdoren paratë e taksapaguesve amerikanë. Pra ka pasur një abuzim me fondet amerikane, me paratë e taksapaguesve amerikanë, dhe administrata e Trump është duke parë se si keqpërdoren këto”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, u ndal te politika dhe vizioni i Presidentit Trump dhe politikën ndaj Shqipërisë. Ndërsa bëri një analizë të zhvillimeve politike dhe qasjen e Trump ndaj Europës, ai tha se presidenti amerikan synon të “Zgjojë Europën”.
“Ekonomia shqiptare sot ka bujqësinë e industrinë në recesion dhe mbahet me paratë e drogës. Qytetari shqiptar nuk sheh shpresë dhe detyrohet të emigrojë. Ne duam një rend botëror me Perëndimin të fortë sepse kjo na vlen ne edhe në marrëdhëniet në Ballkan. Presidenti Trump kur erdhi tha “rënia nuk është e paevitueshme, SHBA janë të vendosur të mbajnë balancën e pushtetit në Perëndim. Në hemisferën Perëndimore ka një rikthim të Doktrinës Monro. Trump do që Perëndimi të jetë i pavarur nga Kina. Fokusi po ashtu është edhe në Azi për të penguar Kinën në avancimet e veta. Dhe elementi tjetër është një zgjim i Europës, pasi Europa sot nuk është në tavolinën e vendimeve të mëdha. Kjo administratë e ka bërë Ballkanin një nga prioritetet e saj brenda Europës. Pra duke parë këtë dobësim të Europës edhe në marrëdhënie me Rusinë dhe Kinës, duket sikur SHBA e kanë marrë Ballkanin në ombrellën e tyre. Një fokus edhe në demokratizimin e vendeve, po ashtu edhe fokus për zgjedhje të lira të ndershme, në sigurinë kibernetike si edhe për të luftuar influencën ruse e kineze. Ky është lajm i mirë për ne. Sepse Shqipëria vuan në fushën e sigurisë kibenertike. E pamë skandalin me AKSHI-n. Problemi vjen që nga qeveria. Mund të them që ka një ngrirje të marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe administratës së Trump. Ka një insistim të madh të përfaqësuesve amerikanë në Shqipëri në disa pika, fokusi ndaj karteleve të drogës, krimit transacional, korrupsionit. Van Horn në çdo takim që bën përmend këto tre pika. Këtu kemi një inxhinieri psikike që ka ndodhur me qytetarët shqiptarët nëpërmjet propagandës. Kemi shkuar drejt asaj që e quaj shoqëria e tërheqjes. Pra të ketë disa individë, oligarkë, apo politikë apo ekonomik që sundojnë Shqipërinë dhe gjithë të tjerët të largohen. Kjo vihet re edhe në ndryshimin e qasjes amerikane sepse duan një partner të besuar. Nuk mund të jetë një partner i besuar një vend që shet të dhënat e NATO-s nëpërmjet skandalit të AKSHI-t që fut kompani nën hetim nga NATO dhe cënon sigurinë kombëtare të shqiptarëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai.
and then