VIDEO/ Tension në tribuna, Egnatia-Elbasani nis me vonesë, “thumbime” në koreografi

Nga Fatmir Popja

Egnatia–AF Elbasani, kryendeshja e javës nis me vonesë, tension në tribuna dhe duel të fortë në fushë.

Dueli mes Egnatias dhe AF Elbasanit është padyshim kryefjala e kësaj jave në Kategorinë Superiore, një përballje që pritej me interes të jashtëzakonshëm si nga tifozët ashtu edhe nga opinioni sportiv. Megjithatë, sfida nuk nisi sipas parashikimit, pasi u startua me 6 minuta vonesë nga orari zyrtar.

Që në minutat e para, atmosfera në stadium ka qenë e ndezur. Në tribuna, tifozeritë e të dy skuadrave nuk kanë reshtur së sharë njëra-tjetrën, duke krijuar një klimë tensioni që është reflektuar edhe në fushën e lojës. Pas sinjalit të arbitrit, dueli ka nisur mjaft i fortë, me ritëm të lartë dhe ndërhyrje të ashpra nga të dyja palët.

 

 

Rrogozhinasit vijnë në këtë takim si kryesues të renditjes dhe synimi i tyre është i qartë: të mbajnë larg ndjekësin më të afërt dhe pse jo, të shkëputen edhe më shumë nga verdheblutë. Nga ana tjetër, AF Elbasani i Ivan Gvozdenoviç ka treguar në këtë edicion se është gati të rivalizojë seriozisht për titullin, duke sfiduar kampionët e dyfishtë në fuqi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×