“Bota do mësojë vendosmërinë tonë”/ Berisha: Skandali i AKSHI-t kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA e NATO-n

“Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë vendosmërinë tonë”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në protestën e organizuar përpara Kryeministrisë.

Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek skandali i AKSHI-t duke thënë se tregoi korrupsioni masiv të qeverisë.

“Edi Rama dhe Lubi Balluku po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor. Protesta dhe vetëm protesta. Dokumenti historik e quan shpërthyese AKSHI-n e Edi Ramës dhe Lindave të tij. Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo që flitet për AKSHI-n është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA e NATO-n. Dokumenti denoncon arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonin dhe Brukselit kundër kësaj situate. Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×