
Gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, për gjyqtaren Irena Gjoka, është arritur në përfundimin se ka fshehur dënimin në Greqi.
Gjatë intervistës në “Studio24” në News24 gazetarja Klodiana tha se nëse gjyqtarja Gjoka do ta kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit atëherë nuk do të kishte penalitet.
Gjithashtu shpjegoi se në Gjykatën e Posaçme nuk mund të jenë gjyqtarë që kanë probleme me ligjin për shkak se bëhen lehtësisht të shantazhueshëm për eksponentë të politikës apo krimit
“Nëse zonja Gjoka do ta kishte deklaruar këtë rekord jashtë vendit nuk do kishte shkelje të ligjit. Për shkak të kohës së gjatë për mbi dy dekada nuk do kishte penalitet nëse do ishte pasqyruar në formularin e dekriminalizimit. Nuk është çështje e harruar. Nëse zonja Gjoka dhe prokuroria e posaçme provon se është e dënuar nuk mund të qëndrojë në funksionin e gjyqtares në Republikën e Shqipërisë. Kjo vë në pikëpyetje procesin e vettingut. Si është e mundur që institucionet e vetting kanë lejuar të kalojë dhe të shkojë në gjykatën e elitë? Gjykata e Posaçme gjykon njerëz të rëndësishëm të politikës e krimit dhe nëse një gjyqtar ka problem me ligjin, është lehtësisht i shantazhueshëm apo eksponentë të politikës apo krimit. Pra në këtë aspekt SPAK do duhet të veprojë me shpejtësi”, tha ajo.
Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala se duhet që edhe versioni i zonjës Gjoka do të duhet që të dëgjohet.
“Zonja Gjoka duhet të ketë mundësinë të shpjegojë versionin e saj dhe më pas të ketë një vendim të drejtë, por mendoj që moralisht zonja Gjoka nuk mund ta ushtrojë profesionin e gjyqtaresh në Republikën e Shqipërisë”, tha ndër të tjera ajo.
and then