“Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Policia i merr “çadrën” e plastmasit, Lapaj: E morët armën e krimit? Nesër qani me lot krokodili për “21 Janarin”

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka postuar në rrjetet sociale pamje nga mbrëmja e djeshme, ku policët kanë hequr plastmasin e vendosur nga personat që ndodhen përpara Kryeministrisë prej javësh në formë proteste.

“Opa e morën armën e krimit”, shprehet Lapaj, nërkohë që polici merr plastmasin e përdorur për të krijuar një ambient më të ngrohtë në teperaturat e ulëta të ditëve të fundit.

“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin. Ja, urdhëro, opa! 21 janar, policat e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Opa, ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, shikoje, eja merr edhe këtë tjetrën. Erdhën edhe këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin dhe me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë për katër njerëz që u vranë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, shprehet Lapaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×