
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar drejtësinë për vonesa në zbardhjen e “21Janarit” ku katër qytetar u vranë ndërsa protestonin përpara Kryeministrisë.
Ai u shpreh se kjo çështje ka qenë një nga pikat që më së shumti ka shtyrë përpara Reformën në Drejtësi, por se strukturat e reja nuk kanë mundur të zbardhin fajtorët.
“Sot burgjet mbajnë më shumë të paraburgosur, njerëz të plasur në qeli pa gjyq, se të dënuar me vendim gjykatë. Një pjesë e madhe e tyre janë viktimë e karshillëkut të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Panoramë e trishtë e një drejtësie të dhunuar kur ana tjetër e medaljes është drejtësia e vonuar për 21 janarin.
Përgjegjësit kryesor të tragjedisë mezi u thirrën të pyeten pas 15 vitesh.
E kam ditur se 21 janari si krim shtetëror është një nga ato çështje ku drejtësia vonon por nuk harron.
Nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pa ndëshkuar por nga ana tjetër është shumë evidente në analet e historisë se sa shumë vonon ndëshkimi për krimet shtetërore.
Edhe në këtë orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia nuk e kam menduar që reforma në drejtësi për të cilën 21 janari si nevojë prioritare e jona për drejtësi, ka qenë një nga burimet kryesore të energjisë për ta çuar përpara, dhe strukturave të pavarura të ndërtuara nuk do të ngrinin asnjë akuzë të vërtetë për 21 janarin as pas 15 vitesh nga vrasjet mizore.
Fatkeqësisht edhe vetë SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziston.
Ndërkohë ka ngritur akuza për çështje të hapura edhe me një letër anonime, dhe ka konsumuar energji për vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror, me çështje që janë aq të sforcuara sa mund të shkruhen romane satirike jo vendim gjyqësor”, tha ai.
and then