
Man.City, një favoritët në këtë edicion të Champions League, dhuroi një blof të mëdha në xhiron e 7-të të Fazës së Ligës. “Qytetarët” e Pep Guardiola-s pësuan një humbje të rendë 3-1 në transfertë përballë Bodo/Glimt.
Norvegjezët i befasuan në fraksionin e parë, ku brenda dy minutash, Hogh realizoi një “dopietë” golash. Në minutën e 2-të, vendasit rikuperuan një top në mesfushë duke kapur të pavendosur mbrojtjen e Man.City, me Hogh që në shtyllën e dytë me kokë mposhti portierin Donnarumma. Dy minuta më vonë, thuajse në të njëjtën formë, Bodo/Glimt goditi sërish Man.City me një kundërsulm të shpejtë, i finalizuar me shumë klas sërish nga Hogh.
Man.City nuk njihej në fushë, me ekipin e Pep Guardiola-s që bëri pak për t’u rikthyer në lojë. Jo vetëm kaq, por në minutën e 58-të Hauge me një goditje fantastike realizoi golin e tretë. Anglezët krijuan iluzionin se mund të riktheheshin në lojë, ku dy minuta më vonë, Cherki me një goditje të saktë nga distanca ngushtoi shifrat në 3-1.
Për ta ndërlikuar akoma më shumë këtë transfertë për Pep Guiardiola-n mendoi Rodri, me mesfushorin spanjoll që u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda dy minutash duke lënë Man.City me 10-të lojtarë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Man.City që e sheh veten provizorisht në vendin e 7-të në kuotën e 13 pikëve. Nuk e priti mirë këtë humbje Pep Guardiola, me trajnerin e Man.City që u justifikua me faktin që nuk kishte në dispozicion lojtarë si Doku apo Savinho:
“Nuk jam dakord me faktin që faktin që luajtëm keq. Na munguan lojtarë të rëndësishëm si Doku apo Savinho, nuk ishim të zotë në lojën një kundër një. Bodo është një skuadër e organizuar, i bëj komplimente. Kam ndjesinë që në këtë ndeshje detajet i kishim kundër”, u shpreh Guardiola.
and then