
Kreu i PD Sali Berisha ngriti sërish akuza për skandalin e AKSHI-t gjatë konferencës së sotme për mediat.
Ai e ka cilësuar situatën si dramatike dhe me jehonë në të gjithë Europën. Sipas tij, nga AKSHI janë eksportuar të dhëna dhe sekrete të Shqipërisë dhe të NATO-s drejt organizatave kriminale dhe armiqve të aleancës, çka përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, rajonale dhe europiane.
“AKSHI është një monedhë me dy faqe: nga njëra anë Linda e AKSHI-t dhe nga ana tjetër Linda e Surrelit. Kjo e trondit dhe e shkatërron Edi Ramën,” u shpreh Berisha.
Në përfundim, kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë, duke e cilësuar këtë si shpresën e fundit për vendin. Ai theksoi rëndësinë e datës 24 janar, duke ftuar qytetarët të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës për, sipas tij, “rrëzimin e një regjimi që nuk njeh ligj”.
“24 janari është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme. Ftoj çdo qytetar të protestojë deri në largimin e Ramës nga pushteti,” përfundoi Berisha.
and then