Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, Berisha: U verifikua ajo që kemi thënë që në 2024-ën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar verifikimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim vizash në Greqi, që rezultoi se ishte autentik dhe se ajo e kishte fshehur.

Berisha nënvizoi u verifikua ajo që ai ka denoncuar vetë që në mars të vitit 2024.

“Irena Gjoka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë, po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe tre muaj më pas.

Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketërit për kundërshtimin e tyre. Avoketërit i kundërshtuan masat edhe në Gjykatë Administrative. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdi falsifikimet e saj si gjytare në Krimet e Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.“, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×