“Nuk ka shpifur kundër Lapajt”, Shehaj komenton vendimin e gjykatës: Mori para nga krimi, e vërteta ka kosto!

Teksa sot GJKKO shpalli të pafajshëm kryetarin e Partisë ‘Mundësia’, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij publike ndaj kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vjen një koment nga Agron Shehaj. I ftuar në programin e drekës në News24, Shehaj tha se sipas vendimit të gjykatës, ai nuk ka konsumuar veprën penale të shpifjes, ndërsa është dënuar vetëm me gjobë administrative për fyerje. Shehaj deklaroi se e pranon dënimin me gjobë dhe se është i gatshëm ta paguajë atë, duke theksuar se “të thuash të vërtetën ka një kosto”.

“Lapaj ka marrë para nga krimi i organizuar dhe është pjesë e sistemit të korruptuar, duke përfituar prona. E dinë të gjithë: mediat dhe politikanët. Ata vendosën të heshtnin. Sot gjykata vendosi që unë nuk kam shpifur. Ka vendosur të më dënojë me gjobë për fyerje. Të thuash të vërtetën ka një kosto. Jam më se i lumtur ta paguaj gjobën, por unë bëra atë që duhej, atë që ishte e mira për interesin publik. Çfarë duhej të bëja? Të mos flisja sepse Lapaj ndihej i fyer? Akuza se ai u ndje i fyer është qesharake. Ai u shtir sikur u ndje i papërlyer, por merr para nga krimi i organizuar. Gjykata ka thënë se unë nuk kam shpifur. Adriatiku shkoi në gjykatë për të marrë një certifikatë pastërtie.”, tha Shehaj.

Ai u shpreh se deklaratat e tij ishin në interes të publikut dhe se nuk kishte alternativë tjetër përveçse të fliste. Sipas Shehajt, pretendimi se Lapaj ishte ndier i fyer është i pabazë.

Shehaj theksoi se çdo bashkim politik “me çdo kusht” është i gabuar dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në momentin e votimit, veçanërisht ndaj figurave populiste.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te individë të veçantë, por te strukturat dhe interesat që qëndrojnë pas tyre. “Ky vendim i gjykatës nxjerr në pah edhe diçka tjetër. Një nga arsyet pse askush nuk fliste për të vërtetat e Lapajt ishte përfshirja e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk është i përfshirë vetëm në qeveri, por edhe në opozitë dhe në parti. Çdo bashkim, me çdo kusht, është i gabuar. Duhet të kuptojmë se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm kur japin votën e tyre, sidomos ndaj atyre që janë populistë. Nuk mund ta kalojmë këtë çështje sikur të ishte dytësore. Ndaj kam vendosur të them të vërtetën. Të jemi të qartë: problemi i Shqipërisë nuk është Lapaj, por njerëzit që qëndrojnë pas këtij fenomeni. Shumëkush mund të thotë: “Po mirë, Agron, me Adriatikun do merresh? Ke Ballukun, ke Ramën!”. Por ne nuk mund të bëhemi bashkë me këdo. Si mund ta bëjmë këtë?!”, pohoi Shehaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×