“Teknologjia amerikane mund të përmirësojë cilësinë e shërbimit”/ VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë: Inovacioni e transparenca transformon kujdesin shëndetësor

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale Evis Sala. Në një reagim në facebook, ambasada amerikane në Tiranë, ndan detaje nga bisedimet, ku theksohet se fokus ishin inovacioni dhe transprarence.

Reagimi:

“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”, shkruan në reagimin e postuar në Facebook ambasada amerikane në Tiranë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×