Temperaturat deri në -8 gradë celcius, si paraqitet situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dëborës

Situata në qarkun Elbasan pas reshjeve të dendura të dëborës dhe ngricave të ditëve të fundit paraqitet normale dhe pa problematika. Temperaturat në zonat malore gjatë natës zbritën deri në -8 gradë Celcius. Sipas komunikimeve me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata emergjente apo shqetësime për komunitetin.

Të gjitha akset rrugore, si ato nacionale ashtu edhe rurale, janë të hapura dhe nuk paraqesin rrezikshmëri për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë është kryer trajtimi me kripë dhe qarkullimi vijon normalisht, pa pengesa.

Ndërkohë, lumenjtë dhe përrenjtë kanë prurje në kuota nën mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje. Po ashtu, nuk raportohet asnjë problem në furnizimin me energji elektrike apo me ujë të pijshëm për popullatën. Strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×