“Rama baraz me Lukashenkon”/ Votimi i ftesës për “Bordin e Paqes”, Berisha: PD ka votuar gjithmonë pro SHBA-së!

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se PD gjithmonë ka votuar pro SHBA sa i përket çështjeve të sigurisë.

Në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës plenare ku po diskutohej ftesa për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, Berisha u shpreh se

“Nuk ka emër më të nxirë në Europë sot se Rama, është baraz me Lukashenkon. Në komision do të ketë debate, por një dua t’ju them, PD ka një parim nga i cili nuk ka lëvizur kurrë. Në çështje të sigurisë ka votuar si SHBA dhe kjo është e faktuar. Në 8 vite në pushtet përfaqësuesit tanë kanë pasur porosi. Ky ka votuar me Jemenin kundër SJHBA. Si shqiptar kemi një arsye të dytë, janë faktori përcaktues në lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Në çështje sigurie gjithmonë do të zgjidhja SHBA sa kohë do t’i qëndronin angazhimit për sigurinë e Shqipërisë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×