“S’e nënshkroi marrëveshjen, se nuk e pranuan”, Bardhi: Rama duhej të ishte në Davos si Vjosa Osmani! Lideri juaj famoz është Ballukun, mungon vetëm Agasi

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nga Kuvendi u ndal te marrëveshja e pranimit për planin e Paqes. Ai pyeti nëse e kishte nënshkruar marrëveshjen Rama, ndërsa Bardhi tha se këtë marrëveshje Rama se ka nënshkruar. Bardhi tha se Vjosa Osmani e kishte nënshkruar marrëveshjen, ndërsa shtoi se Rama duhej të ishte në Davos.

Gazment Bardhi: Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan në emër të Republikës, ka autorizuar kryeministrin të nënshkruaj,. Pyetja ime është a e ka nënshkruan marrëveshjen kryeministri? Në dokumentacionin që keni sjellë, nuk rezulton që marrëveshja të jetë nënshkruar nga kryeministri, është nënshkruar nga vendet themeluese sot në Davos dhe presidentja Osmani. Pse kryeministri ynë nuk është në Davos të nënshkruajë sot që më pas të ratifikohej nga Kuvendi. E kuptojmë që nuk shkonte dot ta nënshkruante sepse nuk e pranonin. Pse Kosova është sot në Davos ndërsa lideri juaj, famozi global është këtu me Belindën dhe Taulanti, mungon vetëm Agasi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×