VIDEO/ Berisha i akuzon nga foltorja, Balluku sheh telefonin dhe i flet Ramës, shihni reagimin e kryeministrit

Gjeste që flasin më shumë se fjalët. Teksa në foltore fliste kreu i PD-së, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e dëgjonte, ndërsa zëvendësja e tij, Belina Balluku shfrytëzonte kohën për të parë telefonin e saj.

Siç shihet nga pamjet, për disa minuta, Rama ka qëndruar i heshtur, me njërën dorë të mbështetur në fytyrë, ndërkohë që Balluku shikonte celularin. Por në një moment, shihet Balluku teksa i flet Ramës, ndërsa ky i fundit bën një buzëqeshje ironike.

Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimimin e Kryeministrisë për masën e GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj. Për më tepër shihni videon.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×