“Si film Hollywood-i”/ The Sun zbulon detaje tronditëse për ekzekutimin e Ardian Nikulajt: U paguan 1.7 mln paund

E përditshmja britanike “The Sun” i kushton një shkrim të gjatë vrasjes së Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shëngjin, në 19 prill 2023. Duke përshkruar pamjet e vrasjes, momentin e krimit e cilëson si një film hollivudian. Media britanike thekson se për vrasjen e Nikulajt, sipas vëllait të këtij të fundit janë paguar 1.7 milionë paund.
Në thelb të shkrimit, historia e vrasjes përshkruhet se ndodhi për shkak të hakmarrjes, për të cilën shkruan se është kod i lashtë i shqiptarëve, por këtë radhë me ndryshime pasi u përdor skuadër e huaj vrasëse.

Hakmarrja lidhej mes dy familjeve, Lekstakaj dhe Nikulaj, ndërkohë që në Britani të Madhe po zhvillohen gjyqe për ekstradimin e britanikëve të arrestuar si autorë dhe bashkëpunëtorë të krimit.
“The Sun” shkruan se udhëtoi në Shqipëri dhe takoi familjarë të fisit Nikulajt, të cilët hapën dosjen e provave që sipas tyre tregon kush qëndronte pas vrasjes. Për ta frika e hakmarrjes nuk ka përfunduar ende dhe se vëllait të Ardian Nikulajt i është thënë se për krimin janë paguar 1.7 milion paund nga persona që kërkonin kokën e tij duke gjetur vrasës me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ishin të gatshëm të pranonin kontratën. E veja e Ardianit, Rudina Nikulaj apelon se vrasjet duhet të ndalen, teksa lutet për ekstradimin e autorëve britanikë që të ketë drejtësi. Ndërsa vëllai i Ardian Nikulajt, Arbeni thotë se jeton çdo ditë me frikë. Ai u tha gazetarëve të “The Sun” se çdo natë i puth fëmijët pa e ditur nëse do t’i shohë përsëri në mëngjes, prej hakmarrjes.

Hasmëriames dy familjeve nisi në 1997-ën, kur vëllai i Ardianit, Pëllumb Nikulaj, punonte roje në një karburant. Një i ri u largua pa paguar pasi mbushi makinën e karburant dhe Pëllumbi shkoi të fliste me të atin për pagesën. Disa orë më vonë, 7 persona të armatosur mbërritën, vranë Pëllumb Nikulajn dhe pronarin e biznesit. Pas kësaj ngjarje u shënuan dhe dy vrasje të tjera të familjes Lekstakaj dhe një i tretë i armatosur nga e njëjta familje, pasi u ngrit pritë ndaj xhaxhait të Pëllumbit. Hasmëria mbeti nën heshtje për 24 vjet, deri në vitin 2023 kur u vra Ardian Nikulaj. Si autor u identifikua Ruben Saraiva që pasi kreu vrasjen largohet me një motor. Hetuesit arritën të sigurojnë ekstradimin e tij nga Maroku. Të dyshuarit e tjerë janë Edmond Haxhia si porositës, si dhe tre shtetas britanikë në rol ndihmës në krim, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt.

E veja e Nikulajt i tha “The Sun” se njëri prej tyre, Harry Simpson dukej i çuditshëm pasi shishen e birrës që pinte e merrte me vete dhe filmonte me telefon. Edhe Bridgeman kishte tentuar të afrohej me Ardianin, e cili në një rast i bëri pagesën pasi nuk i punoi karta. “The Sun” takoi një ekspert shqiptar të krimit të organizuar, i cili deklaroi se përpjekjet për ta eliminuar Ardian Nikulajn nisën që herët, por askush nuk pranoi 1.7 milionë paund, ndaj vrasësi u kërkua nga jashtë Shqipërisë. Ai tha se Ardiani ishte paralajmëruar, rriti sigurinë, por në të vetmin vend ku lëvizte pa roje, u vra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×